Monday, November 29, 2021

Ish-i dashuri i Rita Orës, Rafferty Law në lidhje të re me bukuroshen Frankie Sims


Rafferty Law thuhet se është në lidhje me yllin e TOWIE, Frankie Sims, dhe dyshja janë ‘kënaqur duke dalë së bashku’ gjatë javëve të fundit.

Rafferty, 25 vjeç, i cili është djali i Sadie Frost dhe Jude Law, ka qenë i lidhur me Rita Orën dhe me ish-in e Brooklyn Beckham, Hana Cross në të kaluarën.

Frankie, 26 vjeçe, ndërkohë, kishte një marrëdhënie të trazuar me Jack Fincham të spektaklit “Love Island”, me të cilin u nda në fillim të këtij viti, shkruan DailyMail.

Një burim i tha The Sun: “Raff dhe Frankie kanë dalë së bashku në disa takime gjatë javëve të fundit”.

“Është bërë biseda e Essex-it dhe të gjithë e dinë se Raff dhe Frankie kanë dalë së bashku. Njerëzit madje bëjnë shaka kur ajo do ta tregojë atë në TOWIE”.

“Ajo ua ka bërë të qartë miqve të saj se është shumë e prirur për të, por janë ditët e para dhe ata nuk po nxitojnë për asgjë”.

DailyMail ka kontaktuar përfaqësuesit për media të Rafferty dhe Frankie për të marrë komente, por ata nuk janë prononcuar.

“Unë në fakt kam qenë në disa takime me këtë djalë që kam takuar. Ai është nga jashtë Essex dhe jashtë Kent, i cili është një vend i rëndësishëm për t’u shmangur. Unë po devijoj Kentin dhe Essex-in”, tha së fundmi Frankie në TOWIE.

“Janë ditë të hershme. Unë kam qenë vetëm në disa takime, por, po, ai duket i këndshëm”, shtoi ajo.

Rafferty Law përndryshe në fund të vitit 2019, krijoi një lidhje me artisten shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

Dyshja u njohën gjatë xhirimeve të filmit “Twist”, në të cilin të dy luajnë rolet kryesore.

Rita tani është në një lidhje serioze me regjisorin e Zelandës së Re, Taika Waititi. /Telegrafi/

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK