Sunday, July 3, 2022

Inzaghi më në fund buzëqesh, Bastoni kalon lëndimin dhe është i gatshëm për Liverpoolin


Interi fitoi 2-0 ndaj Romës në çerekfinale të Kupës së Italisë, por kjo fitore la një shije të hidhur.

Qendërmbrojtësi italian i Interit, Alessandro Bastoni lëshoi fushën në pjesën e parë shkaku i lëndimit që pësoi.

Edhe pse frika ishte se Bastoni do të qëndrojë për një periudhë më të gjatë kohora jashtë fushave, rikthimi i tij ka befasuar të gjithë.

Gazeta prestigjioze italiane Gazzetta dello Sport ka raportuar se mbrojtësi italian ndihet mirë dhe se nuk ka më dhimbje pasi ndrydhi kyçin e këmbës.

Bastoni duket i gatshëm, por Inzaghi nuk do të rrezikojë për ta inkuadruar atë në fundjavë ndaj Napolit, pasi e do të gatshëm për mesjavën e ardhshme.

Inter do të takohet me Liverpoolin të mërkurën dhe gjasat janë të mëdha që ai ta nis ndeshjen nga minuta e parë kundër gjigantit anglez.

Kujtojmë që Bastoni është njëri nga lojtarët kryesor të Interit në repartin e mbrojtjes së bashku me Milan Skriniar dhe Stefan De Vrij. /Telegrafi/

Lajmet e fundit