Tuesday, June 28, 2022

Imazhet tregojnë disa dështime epike që ju lënë me gojë hapur


Është e rëndësishme të bëni një kontroll të plotë të sfondit të ndërtuesve ose projektuesve përpara se t’i punësoni – përndryshe mund të mbeteni me diçka të çuditshme sikurse disa dështime në imazhet e mëposhtme.

Eco Feed ka grumbulluar një përzgjedhje të modeleve të tmerrshme nga e gjithë bota – duke përfshirë një derë që është vendosur me ‘kokë poshtë’.

Një tjetër dështim epik është në një park lojërash mbi një ndërtese në Kinë, nga ku rrëshqitëset janë në skaj të çatisë, dhe nëse rrëshqitni nga aty bini direkt në tokë, nga objekti i lartë.

Në listën e mëposhtme gjenden disa prej dështimeve epike që kanë bërë njerëzit gjatë projektimit të ndonjë objekti. /Telegrafi/

Dështimet e ndërtimit mund të ndodhin edhe kur është vendosur planifikimi më i saktë – megjithëse një derë me kokë poshtë është një pamje mjaft e rrallë

Kushdo që e provon këtë rrëshqitje në Kinën Lindore do të pësonte një tronditje të keqe – pasi mund të binë 12 metra poshtë ndërtesës

Njerëzit që duan privatësi kur shkojnë në tualet mund të mbeten të pashpresë kur vizitojnë këto kabina

Dhe për një burrë që dëshiron pak qetësi kur shkon në tualet, ai ose do të duhet të hyjë me radhë ose të ndajë hapësirën urinare me një të panjohur plotësisht.

Cila ishte nevoja? Përdoruesit e rrjeteve sociale pyetën pse kjo urë ishte vendosur mes dy pishinave

Kjo është një mënyrë për të kursyer para! Një burrë tenton të arrijë te një ATM jashtëzakonisht të lartë, ndërsa përpiqet më kot të tërheqë ca para

Lajmet e fundit