Sunday, June 26, 2022

Iluzioni optik që po huton masën


Një imazh i shpërndarë në rrjete sociale ka habitur dhe ndarë përdoruesit e shumtë nga e mbarë bota – ku në shikim të parë duket sikur një pikë e bardhë vazhdimisht sillet nëpër një rreth.

Bëhet fjalë për një iluzion optik, ku autori u kërkon përdoruesve të ndjekin pikën për 30 sekonda, transmeton Telegrafi.

E nëse e shikoni vazhdimisht pikën e bardhë për 30 sekonda, do të vëreni se pikat e tjera marrin ngjyrë të gjelbër.

Por nëse shikoni në mes të rrethit, pika do të zhduket. Ky iluzion optik është emëruar pas Paul Troxler, fizikanit zviceran.

Në vitin 1804 ai zbuloi se nëse fokusoni vizionin e juaj në elemente të caktuara – elementet tjera zhduket përgjithmonë. /Telegrafi/

Lajmet e fundit

Magjike, ky është shteti që ka një plazh me rërë në formë ylli – Indeksonline.net

Ka shumë mrekulli në botë që kur i shohim është e pamundur të besojmë se janë të vërteta. E njëjta gjë vlen edhe...

Njeriu që mbante çantën me kodin bërthamor të Putinit goditet me plumb në kokë – Indeksonline.net

Ish-koloneli rus, Vadim Zimin (53) është gjetur në banesën e tij pak ditë më parë i qëlluar me një plumb në kokë. Zimin...