Tuesday, June 28, 2022

Ilir Shaqiri fiton Big Brother VIP


Finalja e spektaklit shumë të shikuar, Big Brother VIP që u mbajt sonte (18 shkurt) ka dhuruar emocione të shumta dhe momente të veçanta.

Aventura prej 136 ditësh e shtëpisë më të famshme në Shqipëri u përmbyll me shpalljen e fituesit.

Balerini i njohur, Ilir Shaqiri është shpallur fitues i Big Brother VIP.

Foto: Ilir Shaqiri/Instagram

Ai ka fituar çmimin kryesor prej 115 mijë eurosh në edicionin e parë të Big Brother VIP në Shqipëri.

Tre finalistët e tjerë, aktori Donald Veshja, modelja Beniada Nishani (Jakic) dhe prezantuesja Einxhel Shkira fituan secili nga 10 mijë euro.

Finalja e spektaklit që nisi me 5 tetor të vitit 2021 u përcoll me emocione, befasi e shumë momente të veçanta për finalistët.

Foto: Top Channel

Prezentë në këtë natë ishin të gjithë ish-banorët e shtëpisë së famshme të cilët parakaluan në tapetin e kuq të natës finale.

Vlen të theksohet se përveç çmimit kryesor, Shaqiri gjatë rrugëtimit të tij në BB VIP ka fituar edhe një tjetër shpërblim duke u bërë imazh i DigitAlb.

Foto: Top Channel

Shpërblime dhe dhurata të ndryshme fituan edhe ish-banorët e tjerë, pasi “Vëllai i Madh” u kujdes që eksperiencën brenda shtëpisë të ua bëjë sa më të veçantë të paharrueshme duke iu plotësuar edhe dëshira të ndryshme.

Kujtojmë që përveç situatave dhe debateve të ndryshme, në shtëpinë e Big Brother VIP u krijuan edhe tre çifte, Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj, Sarah Berisha dhe DJ PM,  Einxhel Shkira dhe DJ Dagz. /Telegrafi/

Lajmet e fundit