Ka tashmë sa ditë që nga shtëpia e Big Brother VIP është larguar këngëtari Sabiani.
Gjatë qëndrimit të tij, ai krijoi një miqësi shumë të mirë me balerinin Ilir Shaqiri , i cili vazhdon ende të jetë në garë.
Mbrëmjen e së shtunës, në ambientet e shtëpisë është lëshuar një këngë e Sabianit dhe banorët sigurisht që nuk kanë qëndruar indiferentë.
Iliri është emocionuar më shumë nga të gjithë, duke mos mundur t’i mbajë lotët në kohën kur kënga e mikut të tij është transmetuar.
Dyshja Sabian dhe Ilir kanë qenë shumë të përfolur për miqësinë e tyre brenda shtëpisë së BBV, e cila shpesh është quajtur nga të tjerët edhe si “aelancë” për lojë.
Foto: Top Channel
Ilir madje kishte shprehur dëshirën që të largohej vullnetarisht nga shtëpia, në momentin kur Sabiani ishte votuar nga publiku për të dalë herën e parë. /Telegrafi/