Tuesday, November 30, 2021

I njohur për rolet e Bali Beut dhe Kemalit, aktori Burak Ozcivit rrezikon dënimin me burg


Aktori i famshëm turk, Burak Ozcivit, i njohur për role të pëlqyeshme në seriale televizive, mund të përballet me një dënim me burg.

Sipas raportimeve të mediave të atjeshme, ai akuzohet për sharje dhe fyerje të ekipit të produksionit nga xhirimi i serialit “Kurulus: Osman”.

Incidenti thuhet të ketë ndodhur në Beykoz Riva në dhjetor të vitit 2020, ka raportuar Cumhuriyet.

(Foto: Instagram/burakozcivit)

Në një gjendje nervozizmi, Ozcivit thuhet të jetë larguar nga tenda ku po qëndronte, teksa shante dhe ofendonte ekipin nga vendxhirimi.

Procesi gjyqësor pritet të fillojë në javët në vijim, ndërsa nëse shpallet fajtor mund të dënohet deri në katër vjet burg.

Seriali “Kurulus: Osman” tregon themelimin e Perandorisë Osmane, ndërsa është bërë ndër më të kërkuarit.

Kujtojmë që Ozcivit ka qenë i njohur edhe te publiku shqiptar me rolet e Malkocoglu Bali Bey (në “Muhtesem Yuzyil”) dhe Kemal Soydere (në “Kara Sevda”). /Telegrafi/

(Foto: Instagram/burakozcivit)

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK