Thursday, January 27, 2022

I ngacmoi femrat duke i pyetur se ku i kanë burrat, reagon partneri i Fjolla Morinës


Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina, është e njohur për provokimet e saj në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi mjaft provokuese, ku shfaqej e veshur me një fustan të zi të shkurtër.

“Ku i keni burrat sonte loqka”, shkroi ajo në mbishkrimin e këtyre fotografive, duke ngacmuar kështu ndjekëset e saj të gjinisë femërore.

E mes shumë komenteve, duket se një fans ia ka kthyer mbrapsht ngacmimin, duke i shkruar: “Ku e ke Fisnikun loqk?”.

Me këtë, ai ka dashur t’ia vë në dukje marrëdhënien në krizë dhe ende të paqartë që ka me partnerin e saj, Fisnik Syla, ndërkohë që ky i fundi ka reaguar me një replikë në këtë koment.

Foto: Fjolla Morina/Instagram

“Këtu ende duke u kollitur”, ka shkruar biznesmeni nga Gjilani në replikën e tij.

Mesa duket, raportet mes çiftit vazhdojnë të jenë të mira në rrjetet sociale, por që fotografitë dhe paraqitjet e përbashkëta prej kohësh mungojnë. /Telegrafi/

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK