Sunday, June 26, 2022

I duan Juventusi dhe Interi, por Conte me Tottenhamin e tij futet në luftë për dyshen e Torinos


Sipas Tuttosport, Antonio Conte dëshiron të marr dyshen e Torinos, Gleison Bremer dhe Wilfried Singo në Tottenham dhe ata janë gati të ofrojnë më shumë se 50 milionë euro për dy lojtarët.

Bremer (25 vjeç) dhe Singo (21 vjeç) kanë qenë ndër lojtarët më të mirë të Torinos këtë sezon dhe kanë tërhequr interesimin nga shumë klube të mëdha në Evropë.

Tuttosport shkruante më patë se Bremer ka arritur një marrëveshje në parim me Interin , por Nerazzurrët ende nuk kanë shtrënguar duart me Torinon. Bremer së fundmi ka nënshkruar një zgjatje të kontratës me klubin Granata, por torinezët do të ishin dakord ta shisnin për 25 milionë euro në verë.

Tottenhami është gati të ofrojë shumë para, duke shpresuar të mos përfshihet në një luftë ofertash me klubet e Serie A, pasi si Interi edhe Juventusi po i monitoron dy lojtarët.

Sipas mediave, Fabio Paratici së fundmi ka folur me drejtorët e Torinos duke kërkuar dyshen dhe duke konfirmuar se klubi i Ligës Premier mund të ofrojë më shumë se 50 milionë euro për të nënshkruar me të dy lojtarët në këtë afat kalimtar.

Trajneri Antonio Conte është admirues i dyshes dhe beson që lojtarët e Torinos mund të përshtaten mirë në formacionin e tij.

Tottenham edhe më parë kanë nënshkruar me shumë lojtarë nga Serie A që kur drejtori italian mbërriti në Londrën Veriore verën e kaluar. Cristian Romero, Pierluigi Gollini, Dejan Kulusevski dhe Rodrigo Bentancur i janë bashkuar të gjithë klubit gjatë vitit të kaluar. /Telegrafi/

Lajmet e fundit