Sunday, June 26, 2022

Gruaja befasohet kur shtyp butonin e kuq në banjën e një restoranti në Angli


Një grua ka ndarë me rrjetin një banjo të pazakontë të një restoranti në Sussex të Anglisë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Abi Hindle po vizitonte një restorant në Eastbourne të East Sussex me familjen e saj, kur u largua nga tavolina për atë që mendoi se do të ishte një vizitë rutinë në banjë.

Por kur hyri brenda, ajo vuri re “një buton të madh të kuq” në anë të lavamanit, që ia tërhoqi kureshtjen e saj dhe e shtyu atë ta shtypte – duke bërë më pas që të aktivizohen dritat e disko-s dhe muzika brenda kabinës.

Siç bëhet e ditur, 26-vjeçarja ndau një video të momentit qesharak në TikTok, ku ajo u pa duke shtypur butonin. /Telegrafi/

Lajmet e fundit

Magjike, ky është shteti që ka një plazh me rërë në formë ylli – Indeksonline.net

Ka shumë mrekulli në botë që kur i shohim është e pamundur të besojmë se janë të vërteta. E njëjta gjë vlen edhe...

Njeriu që mbante çantën me kodin bërthamor të Putinit goditet me plumb në kokë – Indeksonline.net

Ish-koloneli rus, Vadim Zimin (53) është gjetur në banesën e tij pak ditë më parë i qëlluar me një plumb në kokë. Zimin...