Monday, November 29, 2021

Gjilan, LDK udhëheq me 10% ndaj LVV-së në garën për Kuvend Komunal


Po vijon procesimi i votave për kuvende komunale të zgjedhjeve të 17 tetorit.

Në komunën e Gjilanit sipas të dhënave të përditësuara nga KQZ janë numëruar mbi 98% e votave për Kuvend Komunal.

Edhe në këtë komunë qytetarët për kryetar të komunës kanë votuar kandidatin e një partie, derisa për asamble kanë votuar kandidatin e partisë tjetër, njofton Telegrafi.

Për dallim nga zgjedhjet për kryetar të Gjilanit ku Alban Hyseni i LVV-së udhëheq garën, në asamble komunale udhëheq LDK me rreth 10% ndaj LVV-së si parti e dytë.

Sipas të dhënave të KQZ-së, LDK ka marrë 39.14% të votave e pasuar nga LVV me 29.02% të votave.

PDK është e treta në Gjilan në garën për asamble me 13.57%, e pasuar nga AAK me 6.89%./Telegrafi/

Gara për kryetar të Komunës së Gjilanit

Gara për asamble në Gjilan

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK