Sunday, June 26, 2022

Gazeta turke “Hurryiet”: Presidentja Osmani u operua në Antalia për t’i hequr kilogramët e tepërt


Gazeta turke “Hurryiet”, ka shkruar sot se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është nënshtruar një operacioni në një spital në Antalia të Turqisë për heqjen e kilogramëve të tepërt.

Sipas “Hurryiet” Osmani ka qëndruar për një kohë në një hotel me 5 yje në Antalia, e cila pas operacionit gastroektomik, është kthyer në Kosovë.

Në artikullin e kësaj gazete thuhet se operacioni u krye nga anëtari i Universitetit ‘Akdeniz’, Dr. Ajhan Mesci, transmeton Telegrafi.

Siç thuhet tutje në shkrimin e gazetës turke, operacioni, të cilit iu është nënshtruar Osmani, ndihmon përafërsisht 80 për qind në heqjen e kilogramëve. Kështu sasia e ushqimit të konsumuar kufizohet natyrshëm dhe arrihet humbja e shpejtë e peshës. /Telegrafi/

Lajmet e fundit