Tuesday, November 30, 2021

Garë e ngushtë në Gjilan, diferencë me vetëm 200 vota mes Hysenit dhe Hazirit


Rezultatet e zgjedhjeve të 17 tetorit 2021 kanë sjellë befasi në shumë komuna.

Sipas rezultateve preliminare nga KQZ, garë e ngushtë është duke u zhvilluar në komunën e Gjilanit e cila aktualisht udhëhiqet nga Lutfi Haziri i LDK-së.

Sipas këtyre rezultateve nga 96% e votave të numëruara në këtë komunë, Alban Hyseni i LVV-së është duke prirë me 44.48% kurse pas tij është Lutfi Haziri i LDK-së me 43.91%.

Diferenca mes këtyre dy kandidatëve është shumë e vogël me vetëm 228 vota diferencë, shkruan Telegrafi.

Hyseni dhe Haziri do të duhet edhe njëherë të kërkojnë votën e qytetarëve në raundin e dytë që pritet të mbahet pas një muaji.

Në garën për asamble në këtë komunë, LVV ka marrë 10 mijë e 660 vota apo 28.92%, kurse LDK ka marrë 14 mijë e 499 vota apo 39.34%.

Ndryshe në Gjilan kanë votuar 43 mijë 643 qytetarë nga 101 mijë e 062 sa kishin të drejtë vote. /Telegrafi/

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK