Sunday, November 28, 2021

Filluan problemet ndëretnike që në ditën e parë të kryetarit të ri të Butelit (FOTO)


Sot është dita e parë e punës për kryetarin e ri të komunës së Butelit, Darko Kostovski i zgjedhur nga VMRO-DPMNE, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, shkruan opinionshqip.live

Ai përmes një statusi në rrjetin social facebook ka irrituar votuesit e tij shqiptar duke mos respektuar gjuhën shqipe.

Në shumë komente mund të shihen kërkesat e votuesve shqiptar ndaj Kostovskit që ai të respektoj gjuhën shqipe pasi pikërisht shqiptarët e kanë ulur në atë karrige, por ai as që ua ka vënë veshin.

Brenda komenteve në postimin e Kostovskit mund të shihen edhe komentues të VMRO-DPMNE-së të cilët u drejtohen partnerëve të tyre të koalicionin dhe i rikujtojnë se Në Maqedoni gjuhë zyrtare është vetëm gjuha shqipe dhe nëse dëshirojnë ta kuptojnë Kostovskin, ata duhet të mësojë gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik.

Interesant është fakti që kryetari i ri Butelit as që është munduar që të paktën të fshijë këto komente nënçmuese ndaj shqiptarëve.

Burimi: opinionshqip.live

 

Lajmet e fundit

Bilall Kasami si Menduh Thaçi, përjashton bashkëpartiakët e tij

Pas ngjarjes së fundit e cila ndodhi në Kuvend, ku Kastriot Rexhepi nuk doli PRO politikave ruse për ta rrëzuar Qeverinë, kanë reaguar...

Ahmeti: Miqësia me ShBA dhe BE, nuk ka alternativë!

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është deklaruar pasi zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ku dështoi votimi i mosbesimit të...
MARKETING I PAGUAR POLITIK