Saturday, January 22, 2022

Fifi dhe Graniti ‘pajtohen’ pas daljes nga Big Brother VIP, shfaqen të lumtur krah njëri-tjetrit


Big Brother VIP vazhdon të mbetet ndër spektaklet më të komentuara të momentit në mediat shqiptare.

Dy nga banorët më të përfolur pa dyshim kanë qenë ish-futbollisti Granit Cana dhe kantautorja Fifi.

Dyshja të cilët fillimisht brenda shtëpisë krijuan raporte shumë të afërta me njëri-tjetrin, u përfolën për një lidhje, gjersa përfunduan duke mos pasur raporte të ngrohta pas daljes.

“U takuam pasi ajo doli nga shtëpia por nuk shkoi gjithçka mirë. E prisja një përqafim të ngrohtë dhe një foto të përbashkët pas gjithë asaj historie që kaluam brenda, por që nuk ndodhi. Por, megjithatë ne kemi komunikuar. Jemi miq. Kjo është e rëndësishme”, kishte thënë Graniti në emisionin ‘Ky emër nuk ka nevojë për prezantim’.

Foto: Instagram

Mirëpo duket se hatërmbetjet mes tyre kanë mbetur në të kaluarën, pasi dyshja tashmë i kanë rregulluar raportet.

Këtë e ka bërë të ditur vet Fifi përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku shfaqet në një ‘selfie’ me Granitin, në një koncert që kanë shijuar së bashku në ndejën e 20-vjetorit të Top Channel.

Foto: Fifi/InstaStory

Graniti pas daljes nga shtëpia të Fifit ishte shprehur se kishte pritur një takim me këngëtaren dhe nuk ndodhi, por që mesa duket raportet e dikurshme miqësore janë rikthyer.

Fifi dha dorëheqjen nga gara e BBV, ndërkohë që Cana është nxjerr jashtë me votat e publikut. /Telegrafi/

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK