Sunday, June 26, 2022

Feston ditëlindjen e 30-të, Capital T befasohet nga miqtë me një shkrim në ‘Billboard’


Reperi i njohur shqiptar, Capital T, feston ditëlindjen.

I lindur si Trim Ademi më 29 shkurt të vitit 1992, ai ka mbushur plot 30 vite jetë.

Me këtë rast ai është befasuar nga miqtë e tij me një ‘billboard’ të vendosur në një nga pjesët e Prishtinës.

Capital T (Foto: Instagram)

“Urime ditëlindja Capital T, me dashuri nga ekipa”, është shkruar në surprizën e realizuar nga ekipi i tij.

Kapo gëzon një karrierë të bujshme muzikore, me projekte shumë të suksesshme e padiskutim hite të mëdha.

Ai momentalisht është në përgatitje e sipër të albumit “Heart Broken Kids”, nga i cili ka lansuar tanimë disa këngë.

Ndërsa sa i përket jetës private, siç dihet deri më tani thuhet se është beqar. /Telegrafi/

Lajmet e fundit