Sunday, July 3, 2022

Ferguson është pensionuar prej nëntë vitesh, por ai vazhdon të fitojë aq shumë para – gati sa futbollistët më të paguar në Angli


Sir Alex Ferguson e përfundoi karrierën e tij si trajner në verën e vitit 2013, por ende përfiton shuma marramendës, aq sa fitojnë si futbollistët më të paguar në Ligën Premier.

Tetëdhjetë vjeçari skocez u bë ambasador i Manchester United, klub të cilin e drejtoi për 26 vite.

Si ambasador në pension, ai merr merr rreth 2.5 milionë euro në vit nga klubi.

Kur merren parasysh investimet e tij, të ardhurat nga shitja e librave, daljet publike, reklamat,  shifra shkon rreth 13.5 milionë euro në vit.

Për krahasim, vetëm pesë lojtarë të Manchester United kanë pagë më të lartë se ai.

Cristiano Ronaldo, David De Gea, Jadon Sancho, Raphael Varane dhe Paul Pogba, paguhen më shumë se sa Ferguson brenda një viti.

Trajneri skocez është legjendë e futbollit, pasi ka fituar gjithçka që fitohet, duke e kthyer Manchester Unitedin si njëri nga klubet më të mëdha në botë. /Telegrafi/

Lajmet e fundit