Monday, January 24, 2022

Fauci: Omicron mund të mbingarkojë spitalet në SHBA


Kryespecialisti i Sëmundjeve Infektive në SHBA, Anthony Fauci, paralajmëroi sot se ekziston ende rreziku i një rritjeje të madhe të shtrimeve në spital për shkak të infeksioneve të larta të coronavirusit, megjithëse të dhënat fillestare tregojnë se varianti omikron i virusit është më pak i rrezikshëm.

“Problemi i vetëm është se nëse keni kaq shumë raste infeksioni, edhe nëse shkalla e shtrimit në spital është më e ulët në omikron se në delta, sërish ekziston rreziku që të keni një rritje të madhe të shtrimeve në spital, gjë që mund të mbingarkojë sistemin shëndetësor”, tha Fauci.

Varianti omicron vlerësohet të jetë përgjegjës për 58.6 për qind të infeksioneve me coronavirus në Shtetet e Bashkuara më 25 dhjetor, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), raporton cnn.

“Sigurisht që do të ketë shumë më tepër raste të infeksionit sepse është një virus shumë më ngjitës se delta”, tha Fauci.

Por “duket se (omicron) në fakt mund të jetë më pak i rrezikshëm, të paktën duke gjykuar nga të dhënat që kemi mbledhur nga Afrika e Jugut, nga Mbretëria e Bashkuar dhe madje edhe disa të dhëna paraprake këtu në Shtetet e Bashkuara”, tha ai.

CDC reduktoi periudhën e rekomanduar të izolimit për njerëzit me COVID-19 asimptomatike nga 10 në pesë ditë, pa asnjë detyrim për të testuar pas këtij afati kohor.

Autoritetet amerikane konfirmuan të paktën 346,869 të tjerë të infektuar të shtunën. Të paktën 377 njerëz vdiqën, gjithsej 828,562. /Telegrafi/

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK