Sunday, June 26, 2022

Elita Rudi mahnit me fotografitë e reja në bikini


Moderatorja e njohur shqiptare, Elita Rudi, është mjaft aktive në rrjete sociale dhe ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme.

Ajo së fundmi ka nisur pushimet së bashku me familjen, ndonëse nuk ka munguar as me poza të reja.

Bukuroshja, e ndjekur nga mbi 900 mijë njerëz në Instagram, u shfaq e mahnitshme në një palë bikini ngjyrë të gjelbër.

Elita Rudi (Foto: Instagram)

Fotografitë kanë marrë mijëra pëlqime e komente nga më të ndryshmet nga miqtë e fansat e 28-vjeçares.

Elita përndryshe ka kohë që ka bërë një shkëputje nga ekrani, megjithëse vlen të ceket se do të rikthehet së shpejti në televizion.

Ajo këtë periudhë ka qenë më e fokusuar në dy fëmijët e saj: Zërin dhe Botën.

Sidoqoftë, akoma nuk ka zbuluar se për çfarë lloj projekti saktësisht bëhet fjalë. /Telegrafi/

Lajmet e fundit