Tuesday, June 28, 2022

Ekipi shqiptar BLINK do të luajë në Play-Off të ligës ESEA Advanced


Pasi garuan për tre muaj rresht në ligën ESEA Advanced, me ekipe të shumta të Evropës, tashmë kanë siguruar vendin për në Play-Off, ku do të garojnë gjithsej 32 skuadra.

Tani ekipi BLINK është në garë për t’u kualifikuar në ligën tjetër ESL Challenger League, ku bëjnë pjesë shumë ekipe të mira evropiane.

Gjithashtu 32 ekipet do të garojnë edhe për një grup çmimesh prej 20.000 dollarë.

Ndeshjen e parë të Play-Off ekipi BLINK do ta zhvillojë nesër (e enjte) duke filluar nga ora 16:00, kundër ekipit Apeks.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’, por edhe në rast se humb ekipi shqiptar do të kalojë në ‘Lower Bracket’, dhe do të ketë ende mundësi për t’u kualifikuar tutje.

Ndeshja me shumë gjasa do të transmetohet në kanalin zyrtar të ekipit BLINK në platformën Twitch. /Telegrafi/

Lajmet e fundit