Sunday, June 26, 2022

Ecolog, sponsor gjeneral i konferencës ndërkombëtare “Forumi i Prespës për Dialog”

Dje dhe sot në Ohër po mbahet konferenca ndërkombëtare, Forumi i Prespës për Dialog. Ky Forum është platformë e lançuar vitin e kaluar nga Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut.

Pëmes kësaj iniciative synohet thellimi i raporteve ndërfqinjësore dhe avancimi i bashkëpunimit rajonal duke pasur për bazë mbrojtjen, promovimin dhe kanalizimin e dobive dhe peshës që kanë për vendin dhe rajonin tre marrëveshjet substanciale, Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Fqinjësisë me Bullgarinë si dhe Marrëveshja e Prespës.

Ecolog International, si kompani që prej dekadash manifeston përgjegjësi të lartë shoqërore në shumë domene, edhe këtë herë ishte Sponsor Platinum i këtij eventi me peshë të madhe për vendin dhe rajonin.

Përndyshe, pas edicionit të vjetshëm, ky është edicioni i dytë i kësaj platforme që për nga niveli dhe rëndësia si konferencë ndërkombëtare paraqet ngjarjen kryesore vjetore në Maqedoninë e Veriut. Tema e Forumit të sivjetëm është “Dizajnimi i të ardhmes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në arkitekturën moderne europiane të sigurisë”.

Këtu marrin pjesë krerët e vendeve të rajonit tonë si dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian e të organizatave relevante ndërkombëtare. Të pranishëm gjithashtu janë personalitete nga komuniteti akademik, ai i biznesit si dhe nga shoqëria civile.

Lajmet e fundit

Fillon rregullimi, tamponimi dhe pastrimi i kanaleve në fshatin Dvorcë

Komuna e Pllasnicës sot ka nisur me rregullimin, tamponimin dhe pastrimin e kanaleve si dhe aktiviteteve të tjera në fshatin Dvorcë, kështu njofton kreu...

Miliona denarë nga arka e Studeniçanit shkojnë për shokun e afërt të Azem Sadikit!?

“Eling Dooel Uvoz-Izvos Skopje”, është kjo kompania më e preferuar e Komunës së Studeniçanit.Kjo kompani është ajo që fiton pothuajse çdo tender nga kreu...

ASH-së në Saraj së shpejti i vëndohet dryni, ja kush jep dorëheqje

Dega e ASH-së në Saraj shumë shpejtë do të mbyllet. Sipas informacioneve të TS, shumë nëndegë të saj do të mbyllen përfundimisht duke vendosur...