Sunday, June 26, 2022

E vërteta e fotos me dy ushtarët që djegin flamurin shqiptar në Ukrainë dhe a po sponsorizohen fushata të urrejtjes etnike

Një foto me protagonistë dy ushtarë që përdhosin flamurin shqiptar dhe në sfond ministrinë e Jashtme të Ukrainës, është publikuar pak javë më parë edhe nga disa portale në Shqipëri. Faktoje.al përmes disa mënyrave të thjeshta verifikimi, zbuloi një sërë elementësh që provojnë se fotoja është e manipuluar dhe publikimi i saj në kontekstin e luftës aktuale në Ukrainë ka qëllime të qarta dizinformimi dhe nxitje të urrejtjes etnike.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, një valë fotosh dhe videosh dizinformuese pushtuan rrjetin. Mes tyre bën pjesë edhe fotoja më lart ku shfaqen dy ushtarë që grisin dhe djegin flamurin shqiptar në një shesh ku në sfond duket selia e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës në Kiev.

Faktoje identifikoi publikimin e kësaj fotoje nga disa portale shqiptare në muajt mars dhe prill të këtij viti, ndërsa ende vijojnë luftimet në Ukrainë. Titujt ilustrues të fotos përcjellin mesazhe të ndryshme me karakter etnik.

Screenshot nga publikimi në dy portale i fotos ku përdhoset flamuri shqiptar

Ne në Faktoje përdorëm fillimisht dy metoda të thjeshta kërkimi online, që mund të përdoren nga çdokush për filtrimin e përmbajtjes së fotos. E shkarkuam foton nga faqja ku është publikuar dhe e kemi ngarkuar në programin Tineye.

Programi TinEye që përdorëm për të filtruar foton

Kjo faqe gjeneroi disa informacione mbi kohën e publikimit për herë të parë të fotos në fjalë, e cila referuar Tineye daton në tetor 2010, një detaj që tregon se fotoja është ripublikuar qëllimisht në kontekstin e luftës aktuale në Ukrainë, duke manipuluar kështu opinionin publik.

Fotografia më e hershme rezulton më 24 tetor 2010

Fotoja mban mbishkrimin Alamy, një agjenci ndërkombëtare që ka pronësinë e saj dhe që nga një kërkim më i detajuar provohet të jetë shkrepur për herë të parë më 1 mars 2008, sipas vetë agjencisë “Alamy” me diçiturën:

“Protestues nacionalistë grisin flamurin shqiptar ndërsa digjet, përballë Ministrisë së Jashtme të Ukrainës duke kërkuar që Kievi të mos njohë pavarësinë e Kosovës”

Schrenshot nga faqja zyrtare e “Alamy”

Në të njëjtën faqe ka një shënim ku tërhiqet vëmendja se fotoja mund të ketë “papërsosmëri” sepse është përdour për reportazh, një tjetër detaj që ngjall dyshime për origjinalitetin e saj. Fotografi është Vladimir Sindeyev, por çuditërisht kur klikon emrin e tij që shfaqet si hyperlink, nuk ka asnjë info. Edhe nga klikimi i emrit në facebook apo Linkedin nuk shfaqen informacione të tjera përveç një vendndodhjeje Kazakistan dhe një njoftimi se postimi i fundit nga ky profil në rrjetin social ka qenë në vitin 2011.

Ripostim i fotos në shtator 2021

Faktoje vijoi me një verifikim më të thelluar mbi origjinalitetin e fotos, përmes programit të kërkimit online “Forensically” i cili zbuloi se ajo është manipuluar përmes programit photoshop, pikërisht tek pjesa e flamurit.

Schrenshot nga programi “Forensically” ku del në pah manipulimi me photoshop, përmes të cilit është shtuar flamuri shqiptar

Nga verifikimi i kryer dallohet qartësisht se fotoja është përdorur me qëllim qartësisht dizinformues duke manipuluar përmes disa elementeve të cilat janë, koha e fotografimit, koha e publikimit dhe ripublikimeve, manipulimi përmes photoshop-it duke vendosur flamurin shqiptar.

Ajo që mbetet për t’u zbardhur është se kush e sponsorizon prej vitesh këtë fushatë dizinformuese me mesazhe që nxisin urrejtjen etnike.

Kjo sotjre u publikua fillimisht nga Faktoje.al si pjesë e nismës rajonale Western Balkans Anti-Dezinformation Hub…

Lajmet e fundit

Fillon rregullimi, tamponimi dhe pastrimi i kanaleve në fshatin Dvorcë

Komuna e Pllasnicës sot ka nisur me rregullimin, tamponimin dhe pastrimin e kanaleve si dhe aktiviteteve të tjera në fshatin Dvorcë, kështu njofton kreu...

Miliona denarë nga arka e Studeniçanit shkojnë për shokun e afërt të Azem Sadikit!?

“Eling Dooel Uvoz-Izvos Skopje”, është kjo kompania më e preferuar e Komunës së Studeniçanit.Kjo kompani është ajo që fiton pothuajse çdo tender nga kreu...

ASH-së në Saraj së shpejti i vëndohet dryni, ja kush jep dorëheqje

Dega e ASH-së në Saraj shumë shpejtë do të mbyllet. Sipas informacioneve të TS, shumë nëndegë të saj do të mbyllen përfundimisht duke vendosur...