Tuesday, June 28, 2022

E ardhmja e Bernardeschit mbetet e paqartë përkundër spekulimeve që e lidhin me Lazion


Megjithëse është duke u spekuluar për një kalim të Federico Bernardeschit te Lazio, e ardhmja e anësorit të Juventusit është shumë e paqartë.

28-vjeçarit i skadon kontrata me Zonjën e Vjetër në fund të këtij sezoni dhe ai është i hapur që ta vazhdojë qëndrimin në Allianz Stadium, mirëpo deri më tani nuk ka marrë ndonjë ofertë.

Bianconerët planifikojnë t’i bëjnë ofertë të re me pagë më të ulët dhe kjo mund të ndikojë në largimin e italianit.

(Foto: Instagram/fbernardeschi)

Siç raporton Calciomercato.com, në javët e fundit është spekuluar për një kalim të Bernardeschit te Lazio si lojtar i lirë, mirëpo aktualisht nuk ka bisedime ndërmjet palëve.

Nëse nuk arrin marrëveshje me Juventusin, lojtari mund të largohet edhe në ndonjë kampionat tjetër dhe kjo pritet të mësohet në javët në vijim kur bardhezinjtë do të marrin një vendim për të ardhmen e tij. /Telegrafi/

Lajmet e fundit