Monday, January 24, 2022

Dy orë pritje te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova


Fluksi i mërgimtarëve që po largohen nga Kosova pas festive të fundvitit ka filluar të rritet gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes.

Edhe këtë vit, sikur viteve të tjera mërgimtarët vazhdojnë të presin në hyrje-dalje.

Në bazë të dhënave të përditësuara në orën 17:00 pritjet në kufij për të dal nga Kosova shkojnë deri në dy orë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pika më e ngarkuar kufitare është Dheu i Bardhë ku pritjet për të dal nga Kosova janë dy orë, ndërsa në hyrje deri 20 minuta.

Pritje rreth njëorëshe për të dalë nga Kosova ka edhe në pikën e pikën kufitare në Muçibabë.

Në pikat tjera kufitare paraqitjet një gjendje e qetë.

Për të përcjell gjendjen aktuale dhe fluksin në pikat e kalimit kufitar të Kosovës klikoni KËTU, njofton Telegrafi.

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK