Sunday, December 5, 2021

Dua Lipa mahnit sërish me stilin e veshjes, vjen e veçantë në imazhet e reja


Është një prej artisteve më të famshme dhe më të kompletuara në botë, dhe kjo gjë po dëshmohet secilën herë e më shumë.

Bëhet fjalë për yllin e muzikës ndërkombëtare, Dua Lipa e cila ka një numër të madh të fansave edhe në llogarinë e saj zyrtaren në Instagram, të cilët e përcjellin me kureshtje çdo postim që ajo bën.

Edhe së fundi, këngëtarja shqiptare ka sjell disa poza mjaft joshëse për mbi 73 milionë ndjekësit e saj.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Me një veshje njëngjyrëshe, xhinse dhe bluzë të shkurtër në formë fluture nga po i njëjtin material i xhinseve, artistja dukej tejet atraktive, ndërsa vuri në pah linjat trupore.

26-vjeçarja kompletoi dukjen me një palë syze dielli, kapele dhe taka me ngjyrë të bardhë, ndërsa, nuk munguan as mijëra komente nga ana e adhuruesve të saj.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Ndërkohë, Dua aktualisht po shijon suksesin e këngës “Cold Heart” që e solli në bashkëpunim me Elton John. Së fundi kënga u rendit e para në Britaninë e Madhe.

Ndryshe, përveç muzikës, këngëtarja po ashtu po xhiron filmin e saj të parë në karrierë. /Telegrafi/

Foto: Dua Lipa/Instagram

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK