Sunday, July 3, 2022

Drejtori Bexheti në takimin e 12 të drejtorëve të FSPI të vendeve të ish Jugosllavisë në Dubrovnik

Në Dubrovnik, Republika e Kroacisë, u mbajt takimi i 12-të i drejtorëve të fondeve të sigurimit pensional dhe invalidor nga vendet e themeluara në territorin e ish RSFJ-së, organizuar nga ana e Institutit Kroat të Sigurimeve Pensionale.

Si nikoqir i mëparshëm i takimit të 11-të të drejtorëve të fondit të sigurimeve pensionale dhe invalidore nga vendet e themeluara në territorin e ish RSFJ-së, të mbajtur në Ohër në vitin 2019, kisha nderin të përshëndeti të pranishmit dhe shfrytëzova rastin të flas për konkluzionet nga takimi i fundit dhe realizimi i tyre deri tani.

Theksova se këto takime tradicionale ndërmjet fondeve janë shumë të rëndësishme dhe kontribuojnë në tejkalimin e shumë çështjeve, shkëmbimin e ideve dhe praktikave të reja në zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për sigurim social, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm në zbatimin e tyre.

Nga të dhënat e dorëzuara nga konkluzionet e fundit, vërehet një trend i rritjes së numrit të të siguruarve në të gjitha vendet – pjesëmarrës në takim, edhe pse në dy vitet e fundit pandemia ka imponuar një mënyrë tjetër të punës, të cilës është dashur të gjithë ne t’i përshtatemi dhe ashtu të funksionojmë.

Gjithashtu në fjalën time, rëndësi të veçantë i kushtova vazhdimit dhe arritjes për një marrëveshjeje për shkëmbim elektronik të të dhënave ndërmjet bartësve të sigurimit pensional dhe invalidor, me të cilën është mundësuar ulja, përkatësisht parandalimi i pagesave të pabazuara të pensioneve, ndërsa me këtë parandalohet në kohë edhe dalja e mjeteve dhe përmirësimi i likuiditetit financiar të fondeve.

“Angazhimi në tejkalimin e disa çështjeve në zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për sigurim social, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit tonë të suksesshëm në zbatimin e tyre është në nivel të lartë dhe shpresojmë që të gjithë së bashku do të kontribuojmë në bashkëpunimin e shpejtë dhe të suksesshëm ndërmjet të gjithëve”.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0keznycZF8qrm1pAkRNH6EEh93RjayyepBCTqcu1P9VEBfnZaiFBA3ewL6euPB88Kl&id=100076423903866

Lajmet e fundit

BEG-ut i merren të gjitha licencat, Bekteshi e mban premtimin

Ashtu siç kishte paralajmëruar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, BEG nga tetori nuk do t’i ngrohë më shkupjanët. KRE i mori të gjitha licencat e...

Fillon rregullimi, tamponimi dhe pastrimi i kanaleve në fshatin Dvorcë

Komuna e Pllasnicës sot ka nisur me rregullimin, tamponimin dhe pastrimin e kanaleve si dhe aktiviteteve të tjera në fshatin Dvorcë, kështu njofton kreu...

Miliona denarë nga arka e Studeniçanit shkojnë për shokun e afërt të Azem Sadikit!?

“Eling Dooel Uvoz-Izvos Skopje”, është kjo kompania më e preferuar e Komunës së Studeniçanit.Kjo kompani është ajo që fiton pothuajse çdo tender nga kreu...