Wednesday, June 29, 2022

Donaldi flet sërish për lidhjen që kishte me Bora Zemanin: Nuk jam ndjerë i vlerësuar


Donald Veshaj gjatë qëndrimit në shtëpi ka qenë një nga emrat më të zëshëm sa i përket jetës private.

Ai u përfol në masë të madhe për lidhjen me moderatoren Bora Zemani, pavarësisht që i kishin ndarë rrugët muaj më parë.

Aktori dhe prezantuesi nga Vlora në fillim të hyrjes në program bëri bujë të madhe në një takim që kishte me yllin e “Përputhen”, ndonëse u dakorduan që të sqarohen jashtë BB VIP.

Foto: Screenshot/YouTube

Vetëm dy ditë më parë në ditëlindjen e prezantueses, Veshajt iu bë një befasi nga fansat duke ia rikujtuar se çfarë datë ishte.

Në po atë ditë, ai bisedoi me banoren Egzona Rafuna teksa i tha se nuk është ndjerë i vlerësuar nga Bora.

Foto: Screenshot/YouTube

I njëjtoi shtoi se personin duhet ta vlerësosh kur e ke afër e jo në momentin që largohesh prej tij.

Donaldi ndërkaq ka filluar një romancë të re dashurie me këngëtaren Beatrix Ramosaj. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Lajmet e fundit