Sunday, May 28, 2023

Donald Veshaj deklaron se do të largohej nga BB VIP nëse do të dilte nga shtëpia Beatrix Ramosaj


Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP, përfshihen shumë shpesh në debate e biseda me njëri-tjetrin.

Një bisedë e bërë ditën e sotme (e hënë) mes Antonelës dhe Donalit ka marrë vëmendje të madhe në rrjete sociale.

E pyetur nga ish-konkurrentja e “Përputhen” nëse do të largohej pas Beatrixës, prezantuesi nuk ka ngurruar që të përgjigjet pa menduar fare.

Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj (Foto: Instagram)

“Me dal Trixa a del edhe ti pas Trixës”, iu drejtua Berisha.

“Po, normal”, ka qenë përgjigja e Veshajt duke lënë të befasuar edhe të tjerët që ndodheshin bashkë me të.

Ndërkohë, Ramosaj ditën e djeshme kërkoi që ta linte shtëpinë pasi nuk po ndihej mirë.

Ajo bëri një kërkesë që të largohej nga gara duke thënë se dëshironte të shkonte në shtëpi.

Beatrixa dhe Donaldi ndryshe po shijojnë një lidhje dashurie brenda këtij formati të popullarizuar. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Lajmet e fundit

Pas përfundimit të BBVA, Efi Dhedhes tregon se nuk është takuar akoma me Luizin e Kiarën – Telegrafi

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Albania 2, Efi Dhedhes, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “S’e luan Topi”. Ajo është pyetur se...

Elhaida Dani rrëfen fillimet e vështira dhe kohën kur iku në Itali: U rrita në familje patriarkale, prandaj jam e ndrydhur – Telegrafi

Këngëtarja e njohur, Elhaida Dani, ishte e ftuara e radhës e kryeministrit Edi Rama në ‘podcast’-in e quajtur “Flasim”. Artistja shqiptare ka rrëfyer fillimet...

Beyonce nderon yllin e ndjerë Tina Turner gjatë koncertit në Paris: Nuk do të isha në këtë skenë pa të – Telegrafi

Nderimet e përzemërta vazhdojnë të bëhen për këngëtaren legjendare Tina Turner pas vdekjes së saj të mërkurën, më 24 maj, në moshën 83-vjeçare. Dhe...