Monday, November 29, 2021

Don Xhoni ndalohet nga Policia e Kosovës në Prishtinë


Reperi i njohur i estradës, Don Xhon, është ndaluar të martën nga njësitet e Policisë së Kosovës.

Atij i është bërë një kontroll në veturën e tij, gjatë ndalesës së tij dhe mikut të tij në rrugën “Tirana” në kryeqytet.

Një video e publikuar nga FrontOnline tregon momentin kur reperi me prejardhje nga Drenasi, është kontrolluar nga Policia e Kosovës.

Ndërkohë, rastin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe zyra për informim në Policinë e Kosovës.

“Sekuestrohet një armë zjarri në Prishtinë Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e Njësitit të reagimit të shpejtë, sot rreth orës 14:30, në rrugën “Tirana” në Prishtinë, për kontrollë rutinore, kanë ndaluar një veturë të tipit Range Rover. Pas një kontrolli të detajuar që i është bërë (dy) personave dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj: -një armë të shkurtë – në karikatorë si dhe -6 fishekë. I dyshuari; -F.S,mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar për intervistim,në stacionin policor qendra në Prishtinë. Ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës dhe i njëjti më pas me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë për Telegrafin.

Ndërkohë, edhe vet reperi i hitit “Kokaina” publikoi një fotografi me mikun e tij në InstaStory pas ngjarjes, duke konfirmuar se është ndalur nga PK të martën. /Telegrafi/

Foto: Don Xhoni/InstaStory

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK