Sunday, May 28, 2023

Don Xhoni jep intervistë për radio gjermane: Nuk është e vërtetë që shqiptarët janë hajdutë, ata janë pjesë e rëndësishme e Gjermanisë


Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka dhënë së fundmi një intervistë për Radio Jam FM në Berlin të Gjermanisë.

Duke e nisur intervistën me një kërkim-falje për anglishten e tij ndoshta pak të çalë, reperi me prejardhje nga Drenica foli në përgjithësi rreth këtij viti, i cili ka qenë mjaft i suksesshëm për karrierën e tij.

Reperi, emri i vërtetë i së cilit është Xhonatan Isufi, u pyet nga prezantuesi i emisionit për deklaratën e komedianes iranioano-gjermane, Enissa Amani, e cila i ka reaguar publikisht një deputeti gjerman duke e quajtur “racist”.

Foto: RadioJAMFM/YouTube

Ajo tani rrezikon deri në 40 ditë burg, për shkak se refuzon të paguajë gjobën prej 188 eurosh, me të cilën është dënuar për deklaratat e saj.

Duke qenë se deklaratat raciste të deputetit të AfD-së ishin bërë edhe për shqiptarët, reperi i hitit “Kokaina” tha se qëndrimet e tij janë të gabuara.

“Politikanët duhet të mbështesin popullin e tyre dhe jo të punojnë kundër tij. Nuk ka të bëjë fakti që jam shqiptar, qëndrimi i tij është i gabuar. Nuk është e vërtetë që shqiptarët janë hajdutë. Edhe shqiptarët i përkasin Gjermanisë. Ata janë investitorë të mëdhenj, kanë firma ndërtimi, punojnë nëpër firma ndërtimi, nëpër institucione shëndetësore, nëpër banka e etj. Mendoj që opinioni i tij nuk ka vlerë”, ka thënë Don Xhoni.

I njëjti përgjatë intervistës ka treguar edhe se i pëlqen qitja me armë, posaçërisht me kallashnikov dhe kjo është arsyeja pse armët janë pjesë e disa prej këngëve të tij. /Telegrafi/

Lajmet e fundit

Pas përfundimit të BBVA, Efi Dhedhes tregon se nuk është takuar akoma me Luizin e Kiarën – Telegrafi

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Albania 2, Efi Dhedhes, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “S’e luan Topi”. Ajo është pyetur se...

Elhaida Dani rrëfen fillimet e vështira dhe kohën kur iku në Itali: U rrita në familje patriarkale, prandaj jam e ndrydhur – Telegrafi

Këngëtarja e njohur, Elhaida Dani, ishte e ftuara e radhës e kryeministrit Edi Rama në ‘podcast’-in e quajtur “Flasim”. Artistja shqiptare ka rrëfyer fillimet...

Beyonce nderon yllin e ndjerë Tina Turner gjatë koncertit në Paris: Nuk do të isha në këtë skenë pa të – Telegrafi

Nderimet e përzemërta vazhdojnë të bëhen për këngëtaren legjendare Tina Turner pas vdekjes së saj të mërkurën, më 24 maj, në moshën 83-vjeçare. Dhe...