Sunday, May 28, 2023

DiCaprio argëtohet me të dashurën në pushime, disa e quajnë hipokrit për jahtin luksoz që djeg shumë karburant


Leonardo DiCaprio është fotografuar duke shijuar pushimet me Camila Morrone në ishullin St. Barts.

Disa përdorues të rrjeteve sociale e kanë kritikuar hamshorin hollivudian se po tregohet hipokrit, pasi ka udhëtuar me një jaht luksoz që e ndot mjedisin.

Aktori është ambasadori i OKB-së, i përkushtuar për të rritur ndërgjegjësimin se si ndryshimet klimatike dhe neglizhenca e mjedisit ndikojnë te njerëzimi. Ai e ka quajtur ndryshimin e klimës si kërcënimin më të madh për njerëzimin.

(Foto: IMP/Backgrid/MEGA)

Ai u ka bërë thirrje fansave që t’i kushtojnë vëmendje këtij problemi, ndërsa me rolin e tij në hitin e Netflix, “Don’t Look Up”, arriti ta motivojë publikun që të marrë masa që mbrojnë planetin tonë.

Mirëpo, përkundër qëndrimit këtij qëndrimi, DiCaprio ka lundruar në Karaibe me të dashurën Camila dhe miqtë që nga 1 janari, me një jaht të mbushur me qindra mijëra litra karburant. Ky jaht prodhon sasi të mëdha të dyoksidit të karbonit, i cili është shumë ndotës. /Telegrafi/

(Foto: IMP/Backgrid/MEGA)

(Foto: IMP/Backgrid/MEGA)

(Foto: IMP/Backgrid/MEGA)

(Foto: IMP/Backgrid/MEGA)

Lajmet e fundit

Pas përfundimit të BBVA, Efi Dhedhes tregon se nuk është takuar akoma me Luizin e Kiarën – Telegrafi

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Albania 2, Efi Dhedhes, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “S’e luan Topi”. Ajo është pyetur se...

Elhaida Dani rrëfen fillimet e vështira dhe kohën kur iku në Itali: U rrita në familje patriarkale, prandaj jam e ndrydhur – Telegrafi

Këngëtarja e njohur, Elhaida Dani, ishte e ftuara e radhës e kryeministrit Edi Rama në ‘podcast’-in e quajtur “Flasim”. Artistja shqiptare ka rrëfyer fillimet...

Beyonce nderon yllin e ndjerë Tina Turner gjatë koncertit në Paris: Nuk do të isha në këtë skenë pa të – Telegrafi

Nderimet e përzemërta vazhdojnë të bëhen për këngëtaren legjendare Tina Turner pas vdekjes së saj të mërkurën, më 24 maj, në moshën 83-vjeçare. Dhe...