Sunday, June 26, 2022

Dafina Zeqiri paralajmëron bashkëpunimin me Elinel “Faj” – publikon një pjesë të shkurtër të klipit


Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri është drejt finalizimit të një projekt të ri muzikor.

Edhe këtë herë krijuesja e shumë hiteve po vjen në bashkëpunim, kësaj radhe me reperin e njohur Elinel.

Dyshja bashkë kanë punuar për këngën që mban titullin “Faj” dhe do të jetë e shoqëruar dhe nga ana vizuale.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Përmes llogarisë së saj në Instagram, Dafina ka ndarë me fansat një pjesë të shkurtër të klipit ku duket tërheqëse me flokë të gjata bionde, teksa në të shfaqet edhe Elinel.

Të shumta ishin komentet nga ana e miqve dhe fansave të saj të cilët u treguan entuziast për projektin më të ri të dy artistëve të suksesshëm.

Ndërkohë, kujtojmë që pak kohë më parë Dafina lansoi një tjetër bashkëpunim me këngëtarin Muma.

Kënga me titullin “Dashni” u prit mirë nga publiku dhe deri më tani ka grumbulluar mbi 11 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/

Lajmet e fundit