Sunday, December 5, 2021

Dafina Zeqiri me veshje të njëjtë në dy klipe të ndryshme


Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka publikuar së fundmi klipin e saj më të ri “Murder on the dancefloor” në bashkëpunim me reperin Ron.

Kënga është pjesë e albumit të saj më të fundit, “Dafinë Moj”, gjersa edhe klipi është pritur mirë nga fansat, kjo edhe për faktin se protagoniste në të është bukuroshja Arta Nitaj.

Dafina e cila shquhet për stilin dhe paraqitjet e saj skenike, nuk kishte se si të mungonte me një dukje tejet tërheqëse dhe të detajuar edhe në klipin e radhës.

Ndërkohë, fansave me sy të mbrehtë nuk iu iki një detaj shumë interesant i klipit, në të cilin Dafina mesa duket është shfaqur me një veshje të shumë viteve më parë.

Dafina Zeqiri në klipin e ri “Murder on the dancefloor” (Foto: Dafina Zeqiri/YouTube)

Bëhet fjalë për fustanin e zi me viza të argjendta, me të cilin dikur këngëtarja Zeqiri ishte shfaqur në klipin e para nëntë viteve, “Supernova”.

Dafina Zeqiri në klipin e ri “Supernova” (Foto: Dafina Zeqiri/YouTube)

Mesa duket, Dafina ka menduar që të risjellë në vëmendje pas shumë viteve këtë fustan, për të treguar se si veshjeve të bukura si kjo, moda nuk iu kalon.

Dafina Zeqiri në klipin e ri “Murder on the dancefloor” (Foto: Dafina Zeqiri/YouTube)

“Supernova” mbahet mend si një nga këngët hit të Dafinës, e cila aso kohe ishte publikuar në dy versionet, shqip dhe anglisht.

Dafina Zeqiri në klipin e ri “Supernova” (Foto: Dafina Zeqiri/YouTube)

Përndryshe, këngëtarja ka realizuar me klipe disa nga këngët e albumit të ri “Dafinë Moj”, i cili është pa diskutim ndër albumet më të suksesshme të momentit. /Telegrafi/

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK