Tuesday, June 28, 2022

City kërkon tri pikë të reja ndaj Brentfordit – formacionet startuese


Manchester City është nikoqir i Brentfordit në Etihad Stadium për ndeshjen e javës së 24 në Ligën Premier.

Lideri i kampionatit anglez ka nëntë pikë më shumë se përcjellësi i parë, Liverpool.

Brentfordi ka arkëtuar 23 pikë deri më tani dhe pozicionohet në vend të 14 në tabelë.

Trajnerët Pep Guardiola dhe Thomas Frank kanë bërë planin e tyre taktik për këtë takim.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson; Cancelo, Rúben Dias, Stones, Laporte; Bernardo Silva, Rodri, De Bruyne; Mahrez, Foden, Sterling.

Formacioni startues i Brentfordit: Raya; Henry, Ajer, Jansson, Pinnock; Roerslev, Norgaard, Onyeka, Jensen; Canos, Ghoddos.

/Telegrafi/

Lajmet e fundit