Sunday, July 3, 2022

Çfarë ndodhi në ditën e 52-të të agresionit rus në Ukrainë?


Me afrimin e së dielës në Ukrainë, forcat ruse duket se po përqendrohen në zonat e Ukrainës lindore përpara një ofensive të planifikuar tokësore ndërsa kryejnë sulme në rajone të tjera.

Më poshtë janë disa prej zhvillimeve kryesore të ditës së 52-të të agresionit rus në Ukrainë.

Lindje: Rusia ka intensifikuar sulmet në disa lokacione në lindje të Ukrainës, sipas zyrtarëve ushtarakë dhe rajonalë ukrainas.

Jug: Rajonet e Mykolaivit dhe Khersonit kanë qenë nën bombardime të rënda të shtunën, thanë zyrtarët ukrainas. Deklarata pretendonte se forcat ruse ishin “të zemëruar me humbjet në Detin e Zi”.

Kiev: Të paktën një person u vra dhe disa të tjerë u plagosën në kryeqytetin e Kievit pasi ai “u vu nën zjarr” të shtunën në mëngjes, tha kryetari i bashkisë së qytetit, Vitali Klitschko.

Verilindje: Zyra e Prokurorit të Kharkivit tha të shtunën se dy civilë u vranë dhe 18 u plagosën në një sulm me raketa lundrimi në qytetin verilindor të Ukrainës.

Perëndim: Kreu i administratës ushtarake rajonale të Lvivit në Ukrainën perëndimore tha se sistemet anti-ajrore ukrainase rrëzuan raketat ruse të lundrimit që u hodhën të shtunën në mëngjes drejt rajonit të Lvivit.

Shqetësimet për municionet: Ekziston një shqetësim në rritje për nevojën për të marrë më shumë municion – dhe në veçanti artilerienë – për forcat ukrainase më shpejt pasi luftimet e rënda tokësore kundër njësive ruse pritet të zhvillohen në ditët në vijim, sipas një zyrtari amerikan.

Ndërkohë, udhëheqësit rusë – të zemëruar për humbjen e anijes së saj të Flotës në Detin trë Zi – kanë paralajmëruar për “pasoja të paparashikueshme” nëse SHBA-ja vazhdon të furnizojë me armë Ukrainën.

Evakuimet: Zëvendëskryeministri i Ukrainës tha të shtunën se gati 1,500 njerëz janë evakuuar deri më tani nga zonat në Ukrainën jugore dhe lindore të prekura nga luftimet. /Telegrafi/

Lajmet e fundit