Saturday, November 27, 2021

Buzhala: Urime ‘patriota’ që kthyet Gruevskin


Mbrëmë pas mbledhjes së VMRO-ASH-AAA-BESA-LEVICA për ta rrëzuar Qeverinë, ka pasur shumë reagime të ndryshme nga të gjitha anët. Reagime ka pasur edhe nga figura të njohura, gazetarë e qytetarë. Njëri ndër ata që reaguan menjëherë ishte edhe gazetari nga Kosova, Berat Buzhala, shkruan opinionshqip.live

Ai ka thënë nëpërmjet Facebookut se ata të cilët më shanin kur unë e intervistova Gruevskin sot të njëjtit janë ulur në tavolinë me partinë e Gruevskit për të bërë marrëveshje. Gjithashtu Buzhala kritikon edhe Vetëvendosjen e cila i përkrahi këto parti shqiptare të cilat po e rikthejnë sot VMRO-në nacionaliste në pushtet.

Më poshtë e keni shkrimin e Buzhalës. 

“Krejt qata qe me pajten shajte qe pata bo interviste me Gruevskin, sot paskan bo marreveshje per koalicion me partine e Gruevskit. Urime patriota. Urime edhe ketyne patriotave ne Kosove qe i kane mbeshtete keta patriotat ne Maqedoni qe tash po e kthejne VMRO’ne ne pushtet. Mire po bohet ”, ka shkruar Buzhala në facebook.

Lajmet e fundit

Bilall Kasami si Menduh Thaçi, përjashton bashkëpartiakët e tij

Pas ngjarjes së fundit e cila ndodhi në Kuvend, ku Kastriot Rexhepi nuk doli PRO politikave ruse për ta rrëzuar Qeverinë, kanë reaguar...

Ahmeti: Miqësia me ShBA dhe BE, nuk ka alternativë!

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është deklaruar pasi zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ku dështoi votimi i mosbesimit të...
MARKETING I PAGUAR POLITIK