Sunday, June 26, 2022

Burri i propozon të dashurës duke i vendosur unazën brenda një kutie me ‘nuggets’


Aaron Chen i propozoi të dashurës së tij Esther Shim në një mënyrë të pazakontë muajin e kaluar.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, komediani, 26-vjeçar, bëri të ditur gjatë fundjavës në Instagram se i kishte propozuar të dashurës me një unazë të fshehur brenda një kutie të McDonald’s Chicken McNuggets.

“Urime për mua, jam i fejuar”, ka shkruar ai në postim.

Një foto e çiftit tregonte Esther-in që tregonte me krenari unazën.

Në një imazh tjetër, ajo mund të shihet teksa tregon dorën me unazën e fejesës përpara një dyqani Cash Converters.

Në postimin e saj të 20 prillit, duke festuar fejesën, Shim shkroi: Jam vajza më e lumtur në botë!!! /Telegrafi/

Lajmet e fundit

Magjike, ky është shteti që ka një plazh me rërë në formë ylli – Indeksonline.net

Ka shumë mrekulli në botë që kur i shohim është e pamundur të besojmë se janë të vërteta. E njëjta gjë vlen edhe...

Njeriu që mbante çantën me kodin bërthamor të Putinit goditet me plumb në kokë – Indeksonline.net

Ish-koloneli rus, Vadim Zimin (53) është gjetur në banesën e tij pak ditë më parë i qëlluar me një plumb në kokë. Zimin...