Sunday, July 3, 2022

Borxhi mijëra eurosh i pushimeve në ishujt Maldive, Fjolla Morina hedh sërish ‘kunja’ ndaj mediave


Artistja e njohur shqiptare, Fjolla Morina dhe partneri i saj, Fisnik Syla, janë përfshirë së fundmi në disa akuza që kanë të bëjnë me pushimin e tyre të vitit të kaluar në ishujt luksozë, Maldive.

Agjencia turistike, me të cilën udhëtuan për pushime, ka akuzuar çiftin se nuk i kanë kryer pagesat dhe se kanë një detyrim prej më shumë se 20 mijë eurosh.

Këngëtarja në një prononcim për emisionin “Kiks” ka mohuar akuzat, ndërkohë që ka bërë sërish një reagim në rrjete sociale.

E njëjta ka publikuar një fotografi në Instagram, me anë të të cilës ka hedhur ‘kunja’ ndaj mediave.

“Më mbani more zhagun ndoshta po ju ndez emisioni prej meje se nuk ju shikon askush”, ka thënë Morina.

Agjencia ndërkaq në emisionin “Kiks” ka publikuar po ashtu mesazhet që kanë shkëmbyer me Fjollën në aplikacionin WhatsApp. Gjithashtu, në emisionin e njëjtë është shpërndarë edhe reagimi i biznesmenit Fisnik Syla, që njëherësh i ka mohuar kategorikisht këto akuza.

Syla në një bisedë me gazetaren theksoi që të gjitha bizneset dhe veprimet e tij administrative janë të regjistruara në Belgjikë.

Fisniku dhe Fjolla duket se përfundimisht kanë ndarë rrugët dhe se nuk kanë kontakte më me njëri-tjetrin. /Telegrafi/

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla

Lajmet e fundit