Friday, January 28, 2022

Boho në një tjetër nivel me BABËN K’TU – të dielën e parë të vitit 2022 një performancë e mrekullueshme nga Secret 47


Në të dielën e parë të vitit 2022 do të keni mundësinë të shijoni një mbrëmje të paharrueshme në një nga lokalet më të popullarizuara në kryeqytet.

Bëhet fjalë për ‘Boho’, në të cilin do të jenë të pranishëm dyshja e Secret 47, Yacine dhe Genti.

Në këtë eveniment do të jetë prezent edhe njëra ndër kompanitë gjigante të Sllovenisë dhe rajonit, birra Lasko, e cilësuar si BABA K’TU.

Natyrisht se do të jetë një ngjarje për t’u mbajtur në mend me performancën e Secret 47, të cilët kanë performuar në skenat më të mëdha të rajonit dhe Evropës, përkrah Johnny D (Gjermani), Anja Schneider (Berlin), Dave Mothersole, OXIA (Paris), Terry Francis & Nathan Coles (Londër), Kabale und Liebe (Amsterdam) dhe shumë emrave të tjerë.

Ky do të jetë një eveniment madhështor që organizohet pas dy vitesh, siç edhe përshkruhet në postimin e tyre të ndarë tanimë edhe në rrjete sociale.

Me BABËN K’TU nuk ka dyshim se do të krijohet një atmosferë e mrekullueshme e me energji të jashtëzakonshme.

Në të dielën e parë të vitit të ri interpretimin e tyre, në një tjetër nivel në Boho mund ta shijoni nga ora 19:30. /Telegrafi/

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK