Sunday, July 3, 2022

Blerim Destani: Jam një adhurues i Shqipërisë, sidomos i Kosovës


Aktori i talentuar, Blerim Destani, rikthehet në Shqipëri pas katër vitesh mungesë dhe ka treguar arsyen e mungesës.

Ai ka thënë për Shqipëria Live se për shkak të punës dhe xhirimeve nuk ka pasur mundësi të vijë në Shqipëri për një kohë të gjatë dhe tregoi që herën e fundit që ka qenë Shqipëria ka ndryshuar shumë.

“Ka katër vite që nuk kam qenë në Shqipëri, sidomos në Tiranë. Përparon çdo vit e më shumë”.

(Foto: Instagram/blerimdestani)

“Komplimente për të gjithë ata që e ndërtojnë Shqipërinë. Jam një adhurues i Shqipërisë, sidomos i Kosovës”.

“Unë e kam prejardhjen nga Maqedonia dhe një herë në vit mundohem t’i vizitoj këto vende, por kam xhiruar jashtë dhe s’më ka rënë rruga të vij këtu, por do jem tetë javë në Shqipëri e do të kem kohë ta vizitoj”, është shprehur Destani.

(Foto: Instagram/blerimdestani)

Lajmet e fundit