Sunday, July 3, 2022

Billie Eilish thotë se nuk e sheh dritën e diellit tre ditë rresht për shkak të orarit të ngjeshur në turne


Ylli i pop-it, Billie Eilish thotë se jeta e saj ndihet “si një turbullirë” ndërsa është në turne dhe nuk pa rrezet e diellit për tre ditë.

Këngëtarja amerikane, 20 vjeçe, e cila do të bëhet performuesja më e re në histori të Glastonbury, tha se ajo fle në autobus pas një koncerti dhe më pas qëndron në arenë para shfaqjeve të saj.

“Është diçka e çmendur që bën një njeri, duke bërë turne. Është kaq e panatyrshme për ne si njerëz të kemi nivele kaq të larta dhe kaq të ulëta. Është sikur po jetoni pesë jetë të ndryshme në të njëjtën kohë”, tha artistja.

Foto: AP

Menaxheri i saj i turneut madje ndez një qiri me aroma të ndryshme në dhomën e zhveshjes së saj, në varësi të kontinentit në të cilin ndodhet, për ta ndihmuar atë të masë kohën që kalon, shkruan The Sun.

Këngëtarja e “No Time to Die Bond ” do të vizitojë 47 qytete gjatë gjashtë muajve të ardhshëm si pjesë e turneut të saj botëror “Happier Than Ever” .

Foto: AP

Pasi të luajë në skenën e Piramidës në Glastonbury në Somerset, Billie do të luajë në arenën O2 të Londrës të shtunën dhe të dielën.

Eilish kohët e fundit foli për luftën e saj me jetën në qendër të vëmendjes, duke pranuar se ajo u dëshpërua pavarësisht nga suksesi i madh pasi publikoi albumin e saj debutues “When We All Fall Sleep, Where Do We Go?”.

Këngëtarja publikoi albumin hit në vitin 2019 kur ishte vetëm 17 vjeç. /Telegrafi/

Lajmet e fundit