Monday, November 29, 2021

Bilall Kasami si Menduh Thaçi, përjashton bashkëpartiakët e tij


Pas ngjarjes së fundit e cila ndodhi në Kuvend, ku Kastriot Rexhepi nuk doli PRO politikave ruse për ta rrëzuar Qeverinë, kanë reaguar nga Lëvizja Besa, shkruan tokasot.com

Bilall Kasami, kryetari i partisë e ka përjashtuar nga partia deputetin Rexhepi. Ky i fundit ka vepruar njëjtë siç vepronte dikur kryetari i PDSH-s, Menduh Thaçi.

Ecuria drejt BE-së është synimi i shtetit tonë dhe këtë gjë deshën ta prishin ASH-AAA-BESA-VMRO-LEVICA. Këta u rreshtuan së bashku drejt politikave anti-Amerikane, anti-BE, anti-NATO, por deputeti Rexhepi ishte ai i cili nuk ju bashkangjit kësaj marrëzie e cila e kaploi vendin tonë për një javë rresht.

Edhe njëherë Bilall Kasami tregoi se nuk i përfill politikat e mira shtetërore dhe se me çdo kusht e dëshiron shtetin të bjerë në humnerë.

Burimi: tokasot.com

 

Lajmet e fundit

Ahmeti: Miqësia me ShBA dhe BE, nuk ka alternativë!

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është deklaruar pasi zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ku dështoi votimi i mosbesimit të...

Gruaja e Apasiev kërcënon: Ende nuk e dini se me kë keni të bëni, por do ta zbuloni

Tamara Jovanov, bashkëshortja e Dimitar Apasiev, në Facebook  ka kërcënuar shkruan infoalb.mk “Të gjithë juve që e keni të majtën në gojë, kryesisht për...
MARKETING I PAGUAR POLITIK