Sunday, June 26, 2022

Besimi: Përshkallëzimi mes Rusisë dhe Ukrainës mund të ketë pasoja në çmimet e energjisë

Ministri i Financave Fatmir Besimi gjatë vizitës së djeshme në Komisionin Evropian, diskutoi për gjendjen ekonomike në vend dhe krizën ekonomike globale, në të cilën kontribuon konflikti ruso-ukrainas, njoftoi MIA nga Brukseli.

Edhe pse nuk dëshiron të spekulojë, Besimi pranon se kriza mes Ukrainës dhe Rusisë mund të përkeqësojë tregjet evropiane.

“Varet nga ndikimi në tregjet në Evropë në fushën e energjisë, i cili tashmë është ndjerë. Mund të jetë më keq nëse ndodh diçka, nëse situata përshkallëzohet dhe çmimet rriten, ne i kemi të dyja. Përshkallëzimi tjetër, varësisht nga drejtimi i implikimeve, mund të ketë mungesë energjie, por tani për tani mbetet një skenar spekulativ”, tha Besimi.

Megjithatë, ministri këmbëngul se në këtë moment këto janë vetëm parashikime dhe se askush nuk mund të thotë me saktësi se çfarë nëse situata përshkallëzohet dhe komplikohet më tej dhe me gjithë atë gjendja në tregje përkeqësohet.

Lajmet e fundit

Fillon rregullimi, tamponimi dhe pastrimi i kanaleve në fshatin Dvorcë

Komuna e Pllasnicës sot ka nisur me rregullimin, tamponimin dhe pastrimin e kanaleve si dhe aktiviteteve të tjera në fshatin Dvorcë, kështu njofton kreu...

Miliona denarë nga arka e Studeniçanit shkojnë për shokun e afërt të Azem Sadikit!?

“Eling Dooel Uvoz-Izvos Skopje”, është kjo kompania më e preferuar e Komunës së Studeniçanit.Kjo kompani është ajo që fiton pothuajse çdo tender nga kreu...

ASH-së në Saraj së shpejti i vëndohet dryni, ja kush jep dorëheqje

Dega e ASH-së në Saraj shumë shpejtë do të mbyllet. Sipas informacioneve të TS, shumë nëndegë të saj do të mbyllen përfundimisht duke vendosur...