Sunday, May 28, 2023

Besa Famgas, kampione e Kosovës për herë të dhjetë rresht – Telegrafi


Besa Famgas ka vazhduar dominimin në Superligën e Kosovës në hendboll, duke fituar titullin e kampionit për edicionin 2022/23.

Në finale të plejofit, Besa Famgas e mposhti Trepçën me rezultat 2-0.

Fitoren e dytë e shënoi të enjten mbrëma në “Minatori” me rezultat 37:30.

Skuadra pejane ka dominuar tërë ndeshjen dhe shënoi fitore bindëse për titullin e dhjetë rresht.

Më i dalluari në këtë fitore të Besës ishte Arbios Mushkolaj. Ai ndeshjen e mbylli me tetë gola të shënuar, ndërsa me lojë të mirë te Besa u veçuan edhe Egzon Gjuka që pati 7 gola, pastaj Nikola Prce me gjashtë dhe Denis Shabanoviq me pesë sosh.

Ndërkohë, te skuadra e Trepçës më efikasit ishin Deniz Terziqi me tetë gola dhe Shpëtim Mehmeti me shtatë gola të realizuar. Muhamet Dubovci e Yassine Henahen shtuan nga katër secili, ndërsa kapiteni Sali Maxhera e përfundoi ndeshjen me tre gola të realizuar.

Trofeun e kampionit e pranoi kapiteni i Besës, Egzon Gjuka, të cilin ia dorëzuan kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK), Eugen Saraçini, dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani. /Telegrafi/

Lajmet e fundit

Interi fitore ndaj Atalantas, siguron Ligën e Kampionëve – Telegrafi

Interi ka shënuar fitore ndaj Atalantas me rezultat 3-2 në kuadër të javës së 37-të të Serie A. Vendasit e nisën ndeshjen furishëm duke...

Ronaldo, Messi, Romario – kush janë golashënuesit më të mirë në historinë e futbollit? – Telegrafi

Me ndihmën e të dhënave nga IFFHS, Goal.com ka nxjerr një listë të golashënuesve më të mirë në të gjitha garat zyrtare në...

Fiorentina mposht Romën me përmbysje spektakolare në fund – Telegrafi

Fiorentina ka shënuar fitore ndaj Romës me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 37-të të Serie A. Roma e nisi takimin me gol,...