Sunday, June 26, 2022

Bëhet virale në TikTok videoja ku Donaldi zhvesh bluzën e Beatrix Ramosajt dhe prek gjoksin e saj në BBV


Ngjarjet brenda ambienteve të shtëpisë së Big Brother VIP vazhdojnë të jenë më të komentuarat në rrjetet sociale.

Pa dyshim që çifti Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj janë dy nga emrat më të përfolur të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ata kanë krijuar prej muajsh një lidhje, e cila ka qenë shumë e diskutuar, kjo për faktin sepse Donaldi kishte dhënë shenja të mundshme rikthimi te ish-e dashura e tij, Bora Zemani, në fillim të spektaklit.

Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj (Foto: Top Channel)

Megjithatë, çifti tashmë i shumë diskutuar i shtëpisë, Beatrix dhe Donald, kanë shijuar së fundmi një moment intim me njëri-tjetrin.

Në rrjetin social TikTok është bërë virale një video, e cila shfaq momentin kur gjatë kësaj jave, aktori ngre bluzën e Ramosajt dhe prek gjoksin e saj.

Një moment intim aq sa edhe pak i sikletshëm për dyshen duket se ka ndodhur në momentin që ata e neglizhuan prezencën e telekamerave që vëzhgojnë shtëpinë 24/7.

Përndryshe, ata janë të dy në nominim këtë javë së bashku me Einxhelin, dhe njëri prej tyre largohet nga shtëpia sonte (të premten)./ Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Lajmet e fundit