Sunday, December 5, 2021

Bebe Rexha ekspozon linjat trupore, shfaqet atraktive dhe plot stil në imazhet e reja


Ylli i muzikës ndërkombëtare, këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, është duke punuar vazhdimisht për projekte të reja.

Përveç muzikës, 32-vjeçarja ka qenë e angazhuar me projekte jashtë muzikës, si imazh për disa kompani të njohura botërore.

Por, në disa postime që ka ndarë me adhuruesit e saj në Instagram, Bebe ka sjell disa fotografi ku shihet e veshur me shumë stil dhe e kuruar deri në detajin e fundit.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Në një kostum me shumëngjyrësh, bluzë të shkurtër dhe mini-fund, artistja kombinoi dukjen me një palë çizmet të gjata deri mbi gjunjë me ngjyrë blu.

Ylli i hiti “Sacrifice” shihet me grim të theksuar, flokë të drejt dhe balluke, ndërsa vendosi një qafore në të cilin shkruhej “Bebe”.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Bebe dukej në formë të mirë, ndërsa veshja elegante ia theksoi në mënyrë perfektë linjat joshëse të trupit.

Ndërkohë, kujtojmë që së fundi ka bashkëpunuar me personazhin e njohur për fëmijë, Elmo, për të realizuar një këngë për fëmijë. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK