Tuesday, June 28, 2022

Beatrix Ramosaj rikthehet e buzëqeshur dhe plot glamur në Big Brother VIP


Ka më shumë se një javë që kur këngëtarja Beatrix Ramosaj la shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ramosaj, e cila la brenda të dashurin e saj, aktorin Donald Veshaj, ka munguar nëpër intervista dhe paraqitje publike, nën arsyen se ka qenë në një gjendje të rënduar emocionale.

Gjatë gjithë kësaj kohe, ajo publikoi vetëm një këngë me titullin “Faj”, e cila i dedikohet aventurës në Big Brother VIP dhe si këngë është pritur tejet mirë nga publiku.

Mirëpo Beatrix duket se vendosi të thyente akullin mbrëmjen e së martës kur u shfaq në studion e spektaklit.

Foto: Top Channel

Ajo dukej tejet tërheqëse e veshur me një fustan rozë plot galmur, ndërsa shkëlqente me dukjen dhe buzëqeshjen e saj.

Foto: Arbër Bytyqi/Instagram

Ramosaj kërkoi ndjesë për vonesën, pasi siç u shpreh prezantuesja e programit, Arbana Osmani, kishte harxhuar mbi katër orë duke realizuar makijazin.

Beatrix sonte (e martë) ndodhet në ambientet e shtëpisë së Big Brother VIP, për t’i bërë një befasi Donaldit. /Telegrafi/

Foto: Arbër Bytyqi/Instagram

Lajmet e fundit