Monday, November 29, 2021

Beatrix Ramosaj: Për një set fotografik jam paguar 5000 euro


Mbrëmjen e së mërkurës, banorët e Big Brother VIP kanë luajtur një lojë të quajtur “Loja e sinqeritetit”, e cila është mundësuar nga një prej sponzorëve të spektaklit.

Personazhet VIP duhet t’i drejtonin njëri-tjetrit pyetje, përgjigjet e të cilave duhej të ishin të sinqerta.

Dhe në bazë të kësaj perforomance të sinqeritetit që ata do tregojnë, publiku do të mund të votojë në rrjetet sociale për banorin që e kalon këtë sfidë sinqeriteti.

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

Këngëtares Beatrix Ramosaj, i është bërë një pyetje shumë interesante nga një prej personazheve VIP që lidhej me profitet e saj në karrierë.

Ajo është pyetur se cila është shuma më e madhe që ka fituar për ndonjë punë dhe duke qenë e shpejtë në përgjigje, Ramosaj tha: “Për një set fotografik jam paguar 5000 euro”. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK