Tuesday, June 28, 2022

Beatrix hedh poshtë hatërmbetjen ndaj Donaldit, shpreh mbështetjen për aktorin përmes një videoje në Instagram


Ka tash e sa ditë që në media rozë diskutohet raporti mes çiftit Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj.

Kjo e fundit ishte ftuar nga produksioni i Big Brother VIP që të futej të premten në shtëpi dhe të darkonte me banorët, por nga hatërmbetja e një shakaje që ata bënë brenda shtëpisë, këngëtarja refuzoi ftesën.

Kështu Ramosaj u vu në qendër të thashethemeve, ku u raportua se ka shkruar në Dubai, gjersa pati një reagim publik ndaj opinionistes Balina Bodinaku, që sipas saj bëri rrjedhjen e informatave të pavërteta në lidhje me udhëtimin e saj.

Megjithatë, Beatrix duket se ka lënë gjithçka pas krahëve, gjersa vendosi që të mërkurën të shprehë mbështetjen e saj publike për Donaldin.

Ajo publikoi në InstaStory një video të të dashurit të saj, ku shihet teksa interpreton këngën “Faj”, të cilën Ramosaj e publikoi pas daljes nga shtëpia, si një dedikim për aktorin.

Foto: Beatrix Ramosaj/InstaStory

Beatrix shkroi “Me ty” në mbishkrimin e videos, ndërsa e shoqëroi atë me një emoji zemre.

E njëjta iu bëri thirrje ndjekësve të saj që ta votojnë Donaldin si fitues të Big Brother VIP, pasi ai është një nga katër finalistes – njëri prej të cilëve do të shpallet të premten triumfues i këtij edicioni. /Telegrafi/

Lajmet e fundit