Wednesday, December 1, 2021

BDI: Të gjitha opsionet janë në tavolinë, përveç koalicionit me forca destruktive


Pas zhvillimeve të fundit politike në vend dhe përfundimit të Zgjedhjeve lokale duke dalë si parti fituese absolute në bllokun politik shqiptar, Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka mbajtur mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, ku janë diskutuar të gjitha rrethanat në të cilat gjendet vendi si dhe gjetja e mundësisë më të mirë për dalje nga kriza politike, informon GAZETA.MK

Bashkimi Demokratik për Integrim është i bashkuar njëzëri në mbështetje të Kryetarit Ali Ahmeti për ti zhvilluar të gjitha bisedimet për daljen nga situata e ndërlikuar të shkaktuar nga dorëheqja e Kryeministrit.

Debati i frytshëm dhe konstruktiv në mbledhjen e sotme përfundoi me konkluzën që për BDInë të gjitha mundësitë dhe opcionet janë të hapura përveç koalicionit me forca që janë kundër NATO, BE, gjuhës shqipe, marrëveshjes së Ohrit.

Rruga europiane dhe integrimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut bashkë me reformat, marrëdhëniet ndër fqinjësore dhe ndëretnike, stabiliteti dhe siguria janë prioritete që nuk duhet ndaluar por duhet vazhduar deri në arritjen e suksesit.

Bashkëpunimi me forca politike të cilat ndalojnë këtë rrugëtim nuk mirret në asnjë konsideratë, andaj Bashkimi Demokratik për Integrim do të angazhohet për moskthim të vendit nga rruga euroatlantike dhe e fqinjësisë së mirë me marrëdhënie të shëndosha midis shqiptarëve dhe maqedonasve dhe të tjerëve.

Bashkimi Demokratik për Integrim si forcë me legjitimitetit dhe me mandat të plotë nga populli, do të vazhdojë të ndjekë Agjendën europiane për anëtarësim të vendit në Bashkimin Europian dhe miqësinë e afërt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke e zbatuar në përpikshmëri partneritetin strategjik me administratën amerikane.

Qytetarët duhet të qëndrojnë të qetë dhe besimplotë që vendi jonë nuk do të ketë regres.

Burimi: GAZETA.MK

Lajmet e fundit

Bilall Kasami si Menduh Thaçi, përjashton bashkëpartiakët e tij

Pas ngjarjes së fundit e cila ndodhi në Kuvend, ku Kastriot Rexhepi nuk doli PRO politikave ruse për ta rrëzuar Qeverinë, kanë reaguar...

Ahmeti: Miqësia me ShBA dhe BE, nuk ka alternativë!

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është deklaruar pasi zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ku dështoi votimi i mosbesimit të...
MARKETING I PAGUAR POLITIK